Vetaksident në Batllavë të Podujevës, lëndohen katër persona

Katër persona kanë marrë lëndime trupore në një vetaksident i cili ka ndodhur sot rreth orës 10:15 në Batllavë të Podujevës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai tha se të njëjtit kanë kërkuar ndihmën mjekësore, ndërkaq janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm. “Rreth

Vetaksident në Batllavë të Podujevës, lëndohen katër persona

Katër persona kanë marrë lëndime trupore në një vetaksident i cili ka ndodhur sot rreth orës 10:15 në Batllavë të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se të njëjtit kanë kërkuar ndihmën mjekësore, ndërkaq janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

“Rreth orës 10:15, është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Batllavë të Podujevës. Deri më tani bëhet e ditur se në këtë vetaksident është përfshirë një veture dhe për pasojë katër persona janë lënduar. Të njëjëtit kanë kërkuar ndihmën mjekësore, ndërkaq janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, ka thënë Borovci.

Siç u shpreh ai njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti.