Vetëm pak orë para koncertit Gigi D’Alessio rrëfen emocionet e tij për Jonida Aliçkollin ne Top Albania Radio!
Një nga artistët më të mëdhenj italianë të të gjitha kohërave! Gigi D’Alessio mbërrin në Tiranë, Shqipëri, për një koncert të jashtëzakonshëm që do të emocionojë publikun me hitet e tij më të famshme dhe këngët e reja nga turi Europian 2025! Bëhuni gati për të kënduar, kërcyer dhe përjetuar një mbrëmje unike të muzikës […]

Një nga artistët më të mëdhenj italianë të të gjitha kohërave! Gigi D’Alessio mbërrin në Tiranë, Shqipëri, për një koncert të jashtëzakonshëm që do të emocionojë publikun me hitet e tij më të famshme dhe këngët e reja nga turi Europian 2025! Bëhuni gati për të kënduar, kërcyer dhe përjetuar një mbrëmje unike të muzikës italiane, në një përzierje pasioni, energjie dhe emocionesh që vetëm Gigi D’Alessio mund t’i japë audiencës së tij. Nga këngët romantike tek performancat me energji të lartë, çdo moment do të jetë një kujtim për t’u mbajtur përgjithmonë.
Vetëm pak orë para koncertit, Gigi D’Alessio ishte i ftuar në 1KËNGËXTY me Jonida Aliçkolli. Ai u shpreh:
25 Vite me parë kam qenë në Shqipëri, nuk ishte Tirana që shoh sot dhe jam shumë i lumtur për ndryshimet që janë bërë. Shqipëria është goxha e transformuar.
Sot dhe nesër dy data ‘sold out’, si e ka pritur ai numrin e madh të fansave që do të mbushin sallën?!
Kemi dy data ‘sold out’, është një nder shumë i madh për çdo biletë të blerë. Është një përgjegjësi suhmë e madhe, por edhe kënaqësi të kesh kaq shumë ndjekës që qeshin dhe qajnë me këngët e tua.