VIDEO/ Momenti kur aeroplani luftarak rus fluturon pak metra larg dronit francez në Mesdhe
Një video e postuar në rrjetet sociale, shfaq momentin kur aeroplani luftarak rus Su-35 fluturon pak metra larg droni francez Reaper në Mesdhe, kanë njoftuar zyrtarët francezë. Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu ka postuar gjithashtu pamjet e dronit MQ-9 që po fluturonte mbi det. Aeroplani Sukhoi i afrohet dronit francez, lëvizje kjo që sipas [...]Read More...

Një video e postuar në rrjetet sociale, shfaq momentin kur aeroplani luftarak rus Su-35 fluturon pak metra larg droni francez Reaper në Mesdhe, kanë njoftuar zyrtarët francezë.
Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu ka postuar gjithashtu pamjet e dronit MQ-9 që po fluturonte mbi det.
Aeroplani Sukhoi i afrohet dronit francez, lëvizje kjo që sipas Lecornu është cilësuar si e “rrezikshme”.
Ai theksoi se aeroplani rus ka bërë tre “kalime shumë të afërta”, që ai paralajmëron se mund të ketë çuar në “humbjen e kontrollit të dronit”.
“Ky ishte një veprim i qëllimshëm, joprofesional dhe agresiv që është i papranueshëm”, ka shkruar Lecornu në X.
Ai mban këtë rol që nga viti 2022, dhe siguroi se Franca “do të vazhdojë të veprojë për të mbrojtur liritë e lëvizjes në hapësirat ndërkombëtare ajrore dhe detare”.
Ministri i Mbrojtjes tha se droni ishte ‘në një mision vëzhgimi’ në atë kohë. E homologët e tij në Rusi nuk e kanë komentuar ende incidentin.