16 vjeçari shqiptar humb jetën gjatë një ndeshje futbolli në Greqi

16 vjeçari shqiptar humb jetën gjatë një ndeshje futbolli në Greqi

Në një atmosferë të rëndë zie, familjarë, miq dhe shokë skuadre i dhanë lamtumirën e fundit 16-vjeçarit shqiptar Asllan Gjana, i cili humbi jetën pasi u dëmtua gjatë një ndeshjeje futbolli në stadiumin e Panagias, në ishullin grek të Thasos.

Ngjarja tragjike ndodhi të dielën e kaluar, vetëm në minutat e para të ndeshjes. Sipas të dhënave paraprake, 16-vjeçari ishte përfshirë në një duel për topin pranë vijës anësore, kur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, duke përplasur pjesën e pasme të kokës në rrethimin e fushës.

Pas goditjes, i riu humbi ndjenjat dhe u transportua në repartin e terapisë intensive të spitalit të Kavallës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë mëngjesin e së martës, më 29 shtator.

Hetim për rrethanat e vdekjes

Përveç mënyrës se si ndodhi dëmtimi, hetimet janë përqendruar edhe te përshtatshmëria dhe kushtet e sigurisë së stadiumit ku zhvillohej ndeshja.

Policia e Thasos, në koordinim me Prokurorinë e Kavallës, po verifikon nëse fusha plotësonte standardet e përcaktuara të sigurisë dhe nëse kishte të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse për zhvillimin e ndeshjeve.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.