Vjenë: Festë shqiptare për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

Në shkollën “Schifschule” në Vjenë, është organizuar festë shqiptae për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Nxënësit u bënë pjesë e një aktiviteti të veçantë kushtuar trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Kosovës. Nën udhëheqjen e mësueses së gjuhës shqipe, Miradije Berisha, nxënësit e klasave të katërta u ndanë në dhjetë dyshe për të prezantuar […] The post Vjenë: Festë shqiptare për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare appeared first on Albinfo.

Vjenë: Festë shqiptare për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

Në shkollën “Schifschule” në Vjenë, është organizuar festë shqiptae për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.

Nxënësit u bënë pjesë e një aktiviteti të veçantë kushtuar trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Kosovës. Nën udhëheqjen e mësueses së gjuhës shqipe, Miradije Berisha, nxënësit e klasave të katërta u ndanë në dhjetë dyshe për të prezantuar projektin e tyre.

Festa përfshinte pika nga më të ndryshmet prej recitimeve, deri te këndimi i këngëve dhe performimi i valleve tradicionale.

Aktiviteti u përmbyll me një darkë të përbashkët, me ushqime tradicionale shqiptare të përgatitura nga prindërit, duke e kthyer këtë ditë në një festë të vërtetë të gjuhës dhe identitetit kombëtar, transmeton albinfo.at.

The post Vjenë: Festë shqiptare për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare appeared first on Albinfo.