Vjosa Osmani pret nesër Ramën në Prishtinë, Kurti refuzoi takimin

Presidentja e Kosovës  Vjosa Osmani do të presë nesër në takim kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së tij në Prishtinë, në kuadër të turit ballkanik të tij. Edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, do të jetë i pranishëm në këtë takim. Ndërsa kryeministri Albin Kurti tha më herët gjatë ditës së sotme në një konferencë […] The post Vjosa Osmani pret nesër Ramën në Prishtinë, Kurti refuzoi takimin appeared first on Newsbomb Albania.

Vjosa Osmani pret nesër Ramën në Prishtinë, Kurti refuzoi takimin

Presidentja e Kosovës  Vjosa Osmani do të presë nesër në takim kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së tij në Prishtinë, në kuadër të turit ballkanik të tij. Edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, do të jetë i pranishëm në këtë takim.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti tha më herët gjatë ditës së sotme në një konferencë për shtyp, se nuk do ta takojë Ramën për shkak të anulimit  të mbledhjes së dy qeverive, e cila ishte planifikuar që të mbahej në qershor.

“Miqësisht i kam kërkuar Ramës se meqë do të rrijë e qëndrojë 2 ditë e 1 natë ta mbajmë dhe mbledhjen e qeverive që u anulua pa arsyeshme ndonëse ishte paraparë në Gjakovë. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Çdo ditë e humbur është dëm për qytetarët.

Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anuluar.Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm, unë e kam mbështetur dhe vazhdoj ta mbështes. Rama insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, unë mbetem tek qëndrimi se për takimet e ne të dyve, ne kemi kontakt të shpeshtë. Mbledhjet janë anuluar, të paarsyshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, por jo takime të tjera.’-“, tha Kurti.

 

The post Vjosa Osmani pret nesër Ramën në Prishtinë, Kurti refuzoi takimin appeared first on Newsbomb Albania.