VLEN: 600 punësime për ruajtjen e ambientit
VLEN paralajmëron punësimin e 600 punëtorëve të rinj në mbrojtjen e mjedisit. Nga atje nënvizojnë se një gjë e tillë do të bëhet përmes planit operativ të Qeverisë për vitin 2025, e që ka për qëllim jo vetëm punësimin lokal, por edhe përfshirjen e qytetarëve në mirëmbajtjen e mjedisit. Nga ky koalicion thonë se përmes […] The post VLEN: 600 punësime për ruajtjen e ambientit appeared first on InfoShqip.com.

VLEN paralajmëron punësimin e 600 punëtorëve të rinj në mbrojtjen e mjedisit. Nga atje nënvizojnë se një gjë e tillë do të bëhet përmes planit operativ të Qeverisë për vitin 2025, e që ka për qëllim jo vetëm punësimin lokal, por edhe përfshirjen e qytetarëve në mirëmbajtjen e mjedisit. Nga ky koalicion thonë se përmes planit operativ, parashihet edhe angazhimi I 400 zjarrëfikësve të rinj nëpër komunat ku ka nevoja më të mëdha, e gjithë kjo me qëllim përballjen sa më të mirë me zjarret eventuale gjatë sezonit të verës.
“Në të njëjtën kohë, Plani Operativ për vitin 2025 parashikon edhe punësimin e 600 personave të papunë në kuadër të projekteve lokale që lidhen me infrastrukturën dhe mbrojtjen e mjedisit nëpër komuna. Kjo masë synon jo vetëm nxitjen e punësimit lokal, por edhe përfshirjen aktive të qytetarëve në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit të shëndetshëm”, tha Nurxhan Asanovska VLEN. /Alsat.mk
The post VLEN: 600 punësime për ruajtjen e ambientit appeared first on