VLEN-i po bëhet parti, me kryesi me 23 anëtarë! Kasami: Kushdo që të jetë kryetar, do të jetë më i miri për shqiptarët
VLEN tashmë ka sjellë vendim për të nisur procesin e shkrirjes në një subjekt të vetëm politik, pohon kryetari i lëvizjes Besa, Bilall Kasami, duke treguar se Kryesia e përbashkët do të ketë 23 anëtarë. “Unë besoj se brenda kësaj jave subjektet politike pjesë të VLEN-it duhet të sjellin vendime për përcaktimin e anëtarëve në […] The post VLEN-i po bëhet parti, me kryesi me 23 anëtarë! Kasami: Kushdo që të jetë kryetar, do të jetë më i miri për shqiptarët appeared first on InfoShqip.com.

VLEN tashmë ka sjellë vendim për të nisur procesin e shkrirjes në një subjekt të vetëm politik, pohon kryetari i lëvizjes Besa, Bilall Kasami, duke treguar se Kryesia e përbashkët do të ketë 23 anëtarë.
“Unë besoj se brenda kësaj jave subjektet politike pjesë të VLEN-it duhet të sjellin vendime për përcaktimin e anëtarëve në kryesinë e përbashkët prej 23 anëtarësh dhe më pas ajo kryesi do të vazhdojë me procedurat e mëtejshme drejt ngritjes së shtabeve të përbashkëta në nivel lokal dhe sigurisht edhe vendimin për ndonjë kongres përbashkues ku do të finalizohet subjekti i vetëm VLEN”, tha Bilall Kasami.
Po kush do të jetë kryetari i VLEN-it? Për Kasamin kjo ka pak rëndësi, sepse siç shprehet, kushdo qoftë kryetari, do të punojë për të mirën e shqiptarëve.
“Nuk është diskutuar ajo, është më pak me rëndësi se kush do të jetë kryetar, me rëndësi është harmonia që të funksionojë brenda anëtarëve të VLEN-it, kushdo që të jetë kryetar, unë besoj se do të jetë më i miri për VLEN-in dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Kasami.
Ky hap i ri i koalicionit po vjen pasi pjesë e të njëjtit më nuk është Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Arben Taravari, pasi vendosi që në zgjedhje lokale të garojnë me listë të veçantë për këshilltarët komunalë, gjë me të cilën nuk u pajtuan 3 partitë tjerë të VLEN-it. Pas kësaj, nga VLEN kumtuan se Taravari i vetëpërjashtua nga koalicionit.
The post VLEN-i po bëhet parti, me kryesi me 23 anëtarë! Kasami: Kushdo që të jetë kryetar, do të jetë më i miri për shqiptarët appeared first on