Votat nga jashtë Kosovës, nisin hetimet pasi fletëvotimet e plotësuara u publikuan në rrjete sociale
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit sot ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë hetimet pasi në rrjetet sociale po publikohen fletëvotime të plotësuara. Përmes një komunikatë për media, prokurori i Shtetit ka thënë se është hapur rast në drejtim të veprës penale “Cenim i fshehtësisë së votimit”. “Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin […] The post Votat nga jashtë Kosovës, nisin hetimet pasi fletëvotimet e plotësuara u publikuan në rrjete sociale appeared first on Albinfo.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit sot ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë hetimet pasi në rrjetet sociale po publikohen fletëvotime të plotësuara.
Përmes një komunikatë për media, prokurori i Shtetit ka thënë se është hapur rast në drejtim të veprës penale “Cenim i fshehtësisë së votimit”.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka filluar angazhimin në mbrojtjen e votës së lirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, për zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në kuadër të këtij angazhimi dhe pas pranimit të informatave se ka raste të dyshuara në drejtim të veprës penale ‘Cenimi i fshehtësisë së votimit’, nga neni 215 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në komunikatë, transmeton albinfo.ch.
Zyra e Prokurorit të Shtetit ka paralajmëruar se do të ndalohet çdo mënyrë që do të tentojë keqpërdorimin e votës së lirë.
“Prokurori i Shtetit do të ndalojnë çdo qytetarë që në çfarëdo mënyre do të tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorin e Shtetit, duke i përcjellë në prokurori informatat që kanë lidhur me keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit”, thuhet tutje në komunikatë.
Ndryshe, votimi nëpërmjet postës për shtetasit e Kosovës të regjistruar jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare ka nisur më 9 janar dhe do të zgjasë deri më 8 shkurt.
The post Votat nga jashtë Kosovës, nisin hetimet pasi fletëvotimet e plotësuara u publikuan në rrjete sociale appeared first on Albinfo.