Votimi i diasporës, zarfet e para vijnë sot në Tiranë
Diaspora shqiptare ka nisur procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, përcjell albinfo.ch. Referuar të dhënave të bëra publike këtë të mërkurë nga Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, 36 për qind e zarfeve të votimit i janë shpërndarë tashmë qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Në një konferencë për mediat, Celibashi bëri të ditur se […] The post Votimi i diasporës, zarfet e para vijnë sot në Tiranë appeared first on Albinfo.

Diaspora shqiptare ka nisur procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, përcjell albinfo.ch.
Referuar të dhënave të bëra publike këtë të mërkurë nga Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, 36 për qind e zarfeve të votimit i janë shpërndarë tashmë qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Në një konferencë për mediat, Celibashi bëri të ditur se 111 zgjedhës të regjistruar nga diaspora kanë votuar tashmë, dhe zarfi me fletën e votimit pritet të mbërrijë sot pasdite në Shqipëri.
“Shtetet me shpërndarjen më të madhe të zarfeve janë Italia, Greqia dhe Gjermania. Duam që procesin ta përfundojmë brenda 2 ditëve. Sipas raporteve që kemi marrë nga shërbimi postar, votuesi i parë, i cili i përket qarkut Dibër dhe ndodhet në Gjermani, e ka marrë zarfin në orën 07:15 minuta,” deklaroi Celibashi.
Ai informoi gjithashtu se aktualisht 11 zarfa janë në mbërritje drejt KQZ-së, por ende ndodhen në sistemin logjistik të kompanisë DHL.
Celibashi theksoi se votimi konsiderohet i nisur që në momentin kur votuesi e merr zarfin dhe e kthen mbrapsht. Ai nënvizoi edhe përgjegjësinë e votuesve për ruajtjen e fshehtësisë së votës dhe ndalimin e shitblerjes së saj.
“Në momentin që fleta e votimit është në sistemin e DHL dhe KQZ, ne garantojmë 100% ruajtjen e fshehtësisë, kjo është e siguruar plotësisht nga ne. Nëse votuesit duan ta shesin, blejnë ose tregojnë votën e tyre, kjo është çështje e tyre. Megjithatë, ata duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat penale. Nëse ndodh një fenomen i tillë, ai do të shoqërohet me sanksione të rënda, deri në 3, 4 ose 5 vjet burg,” paralajmëroi Celibashi.
The post Votimi i diasporës, zarfet e para vijnë sot në Tiranë appeared first on Albinfo.