Presidenti i Serbisë kërkon lirimin e kriminelit Mlladiq: Gjendja e tij është shumë e rëndë

Presidenti i Serbisë kërkon lirimin e kriminelit Mlladiq: Gjendja e tij është shumë e rëndë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se ish-komandanti ushtarak Ratko Mlladiq ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe duhet t’i lejohet të kalojë ditët e fundit jashtë qelisë në Hagë.
Ai tha se gjendja e tij është përkeqësuar ndjeshëm dhe se trajtimi human duhet të merret në konsideratë, pavarësisht vendimit gjyqësor.
“Jam informuar nga ministri i drejtësisë Nenad Vujiq se gjendja e tij është shumë e rëndë. Ai nuk ka mundur të ulet, është dërguar në spital në pozicion të shtrirë dhe ka qenë në gjendje të përgjigjet vetëm shkurt. Nuk e kuptoj pse dikujt nuk i lejohet të kalojë ditët e fundit jashtë qelisë së burgut. Por a jam i befasuar? Jo”, tha Vuçiq para gazetarëve në Beograd.
Ratko Mlladiq është dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.
Burimi i lajmit:InfoShqip.com
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today. Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Për ankesa ose kërkesa për heqje materiali, na kontaktoni në Facebook: KosovaToday. Faleminderit për mirëkuptimin.



