Vuçiq thotë se fuqitë perëndimore dhe Turqia po ndihmojnë shqiptarët për njohjet e pavarësisë së Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq thotë se do të bëjë të njohur rezultate befasuese për sa i përket pozicionit ndërkombëtar ndaj çështjes së Kosovës, përcjell albinfo.ch. Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, duke folur për zhvillimet rajonale, Vuçiq ngriti shqetësimin për, siç thotë ai, “revanshin e ashpër të shqiptarëve” për njohjen e Kosovës së […] The post Vuçiq thotë se fuqitë perëndimore dhe Turqia po ndihmojnë shqiptarët për njohjet e pavarësisë së Kosovës appeared first on Albinfo.

Vuçiq thotë se fuqitë perëndimore dhe Turqia po ndihmojnë shqiptarët për njohjet e pavarësisë së Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq thotë se do të bëjë të njohur rezultate befasuese për sa i përket pozicionit ndërkombëtar ndaj çështjes së Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, duke folur për zhvillimet rajonale, Vuçiq ngriti shqetësimin për, siç thotë ai, “revanshin e ashpër të shqiptarëve” për njohjen e Kosovës së pavarur. Sipas tij, kjo po realizohet me ndihmën e fuqive perëndimore dhe Turqisë, dhe Serbia po përpiqet ta ndalë.

“Është tepër e vështirë t’i kundërvihemi kësaj. Nuk kemi paratë që ata kanë, as armët dhe burimet që ata dërgojnë nëpër botë për të blerë votën apo njohjen ndaj dikush. Për sa i përket integritetit territorial dhe vendeve që e njohin apo nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, qytetarët tanë e kanë të vështirë dhe ne po mundohemi të ndihmojmë. Po bëjmë gjithçka mundemi,” tha presidenti serb.

The post Vuçiq thotë se fuqitë perëndimore dhe Turqia po ndihmojnë shqiptarët për njohjet e pavarësisë së Kosovës appeared first on Albinfo.