Welcome Home Immobilien GmbH, ofrues novator i ndërtesave atraktive në rajonin e Bazelit
Welcome Home Immobilien GmbH, ndërmarrje e themeluar në prill të vitit 2005, është pjesë e integruar e një grupi partnerësh bashkëpunimi, i cili ka rreth 20 vjet përvojë në sektorin e pasurive të paluajtshme. Kjo i mundëson Welcome Home Immobilien GmbH të punojë në lidhje të ngushtë me zhvillimin e projektit, ndërtimin dhe financimin, që […] The post Welcome Home Immobilien GmbH, ofrues novator i ndërtesave atraktive në rajonin e Bazelit appeared first on Albinfo.

Welcome Home Immobilien GmbH, ndërmarrje e themeluar në prill të vitit 2005, është pjesë e integruar e një grupi partnerësh bashkëpunimi, i cili ka rreth 20 vjet përvojë në sektorin e pasurive të paluajtshme. Kjo i mundëson Welcome Home Immobilien GmbH të punojë në lidhje të ngushtë me zhvillimin e projektit, ndërtimin dhe financimin, që do të thotë se mund të ndikojë në mënyrë optimale në procesin e ndërtimit.
Falë kanaleve të komunikimit të drejtpërdrejtë dhe strukturës me personel të pakët, kjo garanton një nivel të lartë fleksibiliteti dhe procesim të shpejtë dhe të qetë të projekteve.
Për të përmbushur të gjitha kërkesat e klientëve të sotëm që kanë pretendime, pronat janë të sapondërtuara ose të rinovuara gjerësisht. Po krijohen gjithnjë më shumë zgjatimet tërheqëse si kopshtet dimërore, tarracat e rregullta dhe tarracat e çatisë, ballkonet dhe lozhat, si dhe dhomat e hapura të ndenjes-ngrënies aq të preferuara sot. Të gjitha ndërtesat e reja kanë gjithashtu ashensor dhe, nëse e lejon hapësira, edhe parking nëntokësor.
Meqenëse apartamentet mund të blihen përpara fillimit të ndërtimit, ekzistojnë opsione të gjera projektimi dhe çdo klient mund të përfshijë idetë e tij personale. Se cilat janë kërkesat që mund të bëhen nga klientët varet nga ecuria e fazës së planifikimit dhe ndërtimit. Nëse një klient vendos të blejë një apartament jashtë planit, kuzhina, banjat, muret, pllakat e dyshemesë ose dyshemetë me parket janë të hapura për dizajnin. Të gjitha këto dëshira përfshihen në çmimin e blerjes me një buxhet të caktuar
Oferta nga Welcome Home Immobilien GmbH është më tepër se sa vetëm gjetje e pronës së duhur. Me ne, klienti gëzon këshillim me bazë të fortë, në të gjitha fushat. Pikat tona të forta qëndrojnë në fleksibilitetin për t’iu përgjigjur kërkesave të klientëve dhe në vëmendjen tonë ndaj pyetjeve të hollësishme.
Duke qenë se ne punojmë gjithmonë me partnerë që i njohim prej shumë vitesh, mund të jemi 100% përgjegjës për cilësinë e objekteve.
Kredoja e Welcome Home Immobilien GmbH është një këshillim gjithëpërfshirës kur blini një apartament nga A në ZH. Ne këshillojmë njerëzit që mund të shqyrtojnë pasjen e pronësisë së një shtëpie për herë të parë dhe, për shembull, nuk janë të sigurt për opsionet e tyre financiare.
Klientët do të jenë të përkujdesur që nga fillimi deri në dorëzimin e çelësave dhe këshillat kompetente financiare garantojnë se ata mund të kenë mbikëqyrjen e gjendjes së tyre financiare në çdo kohë.
Apartamentet tona blihen nga shumë njerëz të ndryshëm, qofshin beqarë, pensionistë apo familje. Njerëzit që janë në kërkim të një apartamenti me çmim të përballueshëm, por nuk duan të humbasin standardet e larta të cilësisë, tek ne kanë gjetur vendin e duhur.
Në treg ekziston një tendencë e fortë larg nga shtëpitë njëfamiljare dhe drejt godinave me apartamente. Ka gjithnjë e më shumë njerëz që po zbulojnë dhe vlerësojnë avantazhet e një godine moderne. Ne kemi disa prona shumë interesante në ofertë për pikërisht këta njerëz në muajt e ardhshëm.
Ne e kemi njohur qysh herët prirjen drejt pronësisë së banesave në kate dhe e kemi zbatuar atë.
Vitet e fundit ne kemi arritur të realizojmë shumë projekte në Baselstadt dhe Baselland dhe kështu jemi stabilizuar shumë mirë në segmentin e bashkëpronësisë.
Në të ardhmen e afërt do të zbatojmë projekte të reja në Baselstadt dhe gjithashtu do të ketë projekte të reja, tërheqëse në kantonin e Argaut.
Ne mezi presim kontakte emocionuese me klientë të rinj, të cilët do të ishim të lumtur t’i ndihmonim për të marrë shtëpinë e tyre të re.
Kontakt për të gjithë të interesuarit shqiptarë në Zvicër: Gjovanna Grabanica
Më shumë informata: https://florea-duggingen.ch/
The post Welcome Home Immobilien GmbH, ofrues novator i ndërtesave atraktive në rajonin e Bazelit appeared first on Albinfo.