Xhafer Tahiri: Koha për vendime të mëdha në Vushtrri – për qytetarët, familjet dhe sportin

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri është pritur me entuziazëm nga qytetarët në Vushtrri, gjatë një takimi të mbajtur në Shkolla Anton Zako Çajupi. Në fjalimin e tij, Tahiri theksoi se është koha për vendime të mëdha që vendosin qytetarin në qendër të zhvillimit të komunës. “Tash është koha e vendimit të madh, Komuna

Xhafer Tahiri: Koha për vendime të mëdha në Vushtrri – për qytetarët, familjet dhe sportin

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri është pritur me entuziazëm nga qytetarët në Vushtrri, gjatë një takimi të mbajtur në Shkolla Anton Zako Çajupi.

Në fjalimin e tij, Tahiri theksoi se është koha për vendime të mëdha që vendosin qytetarin në qendër të zhvillimit të komunës. “Tash është koha e vendimit të madh, Komuna të punojë për qytetarët, për familjet, për sportistët e Vushtrrisë,” tha ai.

Ai prezantoi edhe disa nga zotimet kryesore për këtë lagje: ndërtimin e një çerdheje të re, një palestre sportive moderne dhe zbatimin e mësimit me orar të plotë.

“Ky është zotimi ynë, para Zotit, para popullit e para ligjit,” theksoi Tahiri, duke nënvizuar seriozitetin e angazhimit të tij për një Vushtrri më të zhvilluar.