Xhafer Tahiri: Përbashkimi brenda LDK-së është çelësi për rezultate më të mira për Kosovën
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri në emisionin Adresa ka treguar rëndësinë e bashkimit të Vjosa Osmanit dhe LDK-së, dhe përkushtimin e tij për të shmangur ndarjet, duke e cilësuar unitetin si faktor kyç për suksesin e partisë dhe projekte konkrete për qytetarët. “Është e vërtetë, në fakt. Unë gjithmonë jam munduar që


Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri në emisionin Adresa ka treguar rëndësinë e bashkimit të Vjosa Osmanit dhe LDK-së, dhe përkushtimin e tij për të shmangur ndarjet, duke e cilësuar unitetin si faktor kyç për suksesin e partisë dhe projekte konkrete për qytetarët.
“Është e vërtetë, në fakt. Unë gjithmonë jam munduar që brenda LDK-së të jem pro idesë së bashkimit dhe asnjëherë ndarjes me presidenten Osmani, edhe pse shpesh jemi ballafaquar me situata jo të mira,” tha Tahiri në Adresa.
Ai shtoi se vetëm përmes bashkëpunimit dhe uljes së egos individuale mund të arrihen rezultate të prekshme dhe të matshme që përmirësojnë jetën e qytetarëve.
“Jam munduar dhe kam besuar gjithmonë që vetëm një përbashkim i madh i secilit prej nesh, duke ulur unin tonë pak, egon tonë, dhe duke i dhënë mundësi më shumë ekipit, do të arrijmë që të kemi një rezultat më të mirë për LDK-në si subjekt, por edhe për Kosovën në kuptimin e projekteve që janë të prekshme dhe të matshme që përmirësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës,” u shpreh Tahiri.


