Xhaka, më i miri kundër Bayernit, por nuk është i kënaqur
Sipas faqes së njohur të statistikave, “Sofascore”, Xhaka ishte më i miri në fushë, duke u vlerësuar me notën 7.8 The post Xhaka, më i miri kundër Bayernit, por nuk është i kënaqur appeared first on Albinfo.

Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich zhvilluan mbrëmë një ndeshje mjaft të luftuar, ku të pranishmit në ‘BayArena’ nuk mundën të festonin asnjë gol.
Granit Xhaka u shfaq i dëshpëruar pas këtij takimi edhe pse në fjalët e tij tregoi se ishte krenar për performancën e kampionëve në fuqi të Bundesligës.
“Mendoj se ky barazim ka një shije humbjeje. Ne arritëm që të jepnim gjithçka që kishim, por pa mundur që të merrnim atë që donim. Trajneri ka të drejtë, por sezoni nuk ka mbaruar ende dhe kemi ende shumë sfida përpara”, tha 32-vjeçari, transmeton albinfo.ch.
Më tej mesfushori i dha edhe meritat rivalëve.
“Ne do të vazhdojmë të luajmë ashtu siç kemi bërë edhe vjet kur ishim 20 pikë përpara. Për ne nuk ka asnjë dallim. Nëse në fund të kampionatit Bayerni do të ketë më shumë pikë se sa ne atëherë do ti japim dorën për ti uruar për titullin”, tha Granit Xhaka.
Sipas faqes së njohur të statistikave, “Sofascore”, Xhaka ishte më i miri në fushë, duke u vlerësuar me notën 7.8.
Mesfushori me origjinë shqiptare, fitoi 8 duele me kundërshtarët si dhe dha 8 topa të gjatë të saktë.
The post Xhaka, më i miri kundër Bayernit, por nuk është i kënaqur appeared first on Albinfo.