Xhaka në kërkim të rekordit

Kapiteni i Zvicrës ka asistuar në tri ndeshje radhazi për Sunderlandin The post Xhaka në kërkim të rekordit appeared first on Albinfo.

Xhaka në kërkim të rekordit

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka mund të bëhet lojtari i parë që nga Chris Waddle në vitin 1997 që asiston në katër ndeshje radhazi për Sunderland.

Xhaka e ka rizbuluar formën e tij më të mirë që nga kthimi në Angli, ish-lojtari i Arsenalit është vendosur menjëherë si kapiten dhe tashmë është në mesin e futbollistëve të nominuar për çmimin e më të mirit të muajit.

Mesfushori shqiptar do të jetë titullar i padiskutueshëm në ndeshjen ndaj Manchester United, përballje kjo që zhvillohet nesër, me fillim nga ora 16:00, transmeton albinfo.ch.

Ai kaloi këtë verë nga Leverkusen në Sunderland, duke u emëruar menjëherë kapiten.

“Macet e Zeza” janë rikthyer në Premierligë, por kanë treguar formë të mirë, duke u gjendur në vendin e pestë me 11 pikë pas pesë javësh.

The post Xhaka në kërkim të rekordit appeared first on Albinfo.