Xheneta pjesë e BB VIP? Ja si reagon ajo
Xheneta Fetahu ka reaguar për herë të parë pas daljes së saj nga Big Brother Vip Kosovad dhe lajmeve se do të bëhet pjesë e Big Brother në Shqipëri. Në një postim në Instagram, ajo falenderon publikun për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë rrugëtimit në reality show, dhe u kërkon “të bëjnë ende durim”. […]

Xheneta Fetahu ka reaguar për herë të parë pas daljes së saj nga Big Brother Vip Kosovad dhe lajmeve se do të bëhet pjesë e Big Brother në Shqipëri.
Në një postim në Instagram, ajo falenderon publikun për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë rrugëtimit në reality show, dhe u kërkon “të bëjnë ende durim”.
“Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që më mbështetën gjatë gjithë kohës në Big Brother Kosova.
E veçoj familjen time, shoqërinë time besnike dhe çdo individ që ka shprehur dashuri dhe kujdes për mua. Përkrahja juaj ka qenë një burim force dhe motivimi për të vazhduar Dua gjithashtu të kërkoj ndjesë që ende nuk kam qenë e gatshme për intervista.
Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtepie qe me ndryshoi jeten. Të kuptoni që kjo periudhë është e rëndësishme për mua.
Për gazetarët, një apel për kujdes më të madh në përdorimin e fjalëve, sepse loja ka përfunduar dhe tani jam në jetën reale. Ju lutem, respektoni kufijtë dhe ruani integritetin e familjes sime, aman bile per ata te keni pak meshire kur e nxerni mllefin qe keni brenda.
Faleminderit të gjithëve për mbështetje, mirëkuptim dhe dashuri! Tregoni edhe pak durim
E juaja Xheneta”.
Ditën e sotme ka qarkulluar lajmi se Xheneta do të bëhet pjesë e Big Brother Albania, dhe do të futet në shtëpi në “primen” e së shtunës. Nëse do të ndodhë vërtetë mbetet për t’u parë.