Xhudistët e Kosovës rikthehen në garat e mëdha, synojnë medalje në Budapest

Xhudistët e Kosovës rikthehen këtë javë në arenën e garave të mëdha ndërkombëtare, me pjesëmarrjen në Grand Slamin e Budapestit, i cili zhvillohet nga e premtja deri të dielën, përcjell albinfo.ch.
Në konkurrencën e meshkujve, Akil Gjakova dhe Dardan Cena do të garojnë në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Te femrat, Kosovën do ta përfaqësojnë Fatjona Kasapi në kategorinë deri 52 kilogramë, Flaka Loxha në 57 kilogramë dhe Laura Fazliu në 63 kilogramë.
Në këtë garë nuk do të paraqitet Distria Krasniqi, e cila mungon për shkak të një lëndimi.
Ekipi kosovar në Budapest do të udhëhiqet nga kryemjeshtri Driton Kuka, ndërsa synimi mbetet fitimi i medaljeve, pavarësisht konkurrencës së fortë.
Në Grand Slamin e Budapestit do të marrin pjesë gjithsej 513 xhudistë nga 70 shtete, duke e bërë këtë një prej garave më të rënd ësishme dhe më të forta të kalendarit ndërkombëtar të xhudos. /Albinfo.ch
The post Xhudistët e Kosovës rikthehen në garat e mëdha, synojnë medalje në Budapest appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



