Yllka Hoti është 21-vjeqarja kosovare që humbi jetën pas aksidentit në Gjermani

Një 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë në Reutlingen të Gjermanisë, pasi vetura e saj u përfshi në një vetaksident në autostradën B28. Bëhet fjalë për Yllka Hotin. Vdekjen e saj e ka konfirmuar familja, e cila ka njoftuar për ceremoninë e varrimit. Yllka po udhëtonte me veturën e saj ditën e enjte, në momentin […]

Yllka Hoti është 21-vjeqarja kosovare që humbi jetën pas aksidentit në Gjermani

Një 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë në Reutlingen të Gjermanisë, pasi vetura e saj u përfshi në një vetaksident në autostradën B28.

Bëhet fjalë për Yllka Hotin. Vdekjen e saj e ka konfirmuar familja, e cila ka njoftuar për ceremoninë e varrimit.

Yllka po udhëtonte me veturën e saj ditën e enjte, në momentin kur humbi kontrollin e veturës, që rrëshqiti dhe doli nga rruga, për t’u përmbysur më pas disa herë.

21-vjeçarja luftoi me vdekjen deri ditën e shtunë, por fatkeqësisht nuk i bëri ballë. Vdekjen e saj e njoftuan dje autoritetet gjermane.