Zabërgja: Refuzimi nuk është doza e vetme për të bërë politikë

Kandidati për asamblist nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Endrit Zabërgja, ka deklaruar se qeverisja në Komunën e Prishtinës ka pësuar rënie të dukshme pas prishjes së koalicionit qeverisës, duke theksuar se kjo ka ndikuar negativisht në realizimin e projekteve për qytetarët. Sipas Zabërgjes, gjatë dy viteve të para, opozita kishte treguar qasje konstruktive dhe kishte

Zabërgja: Refuzimi nuk është doza e vetme për të bërë politikë

Kandidati për asamblist nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Endrit Zabërgja, ka deklaruar se qeverisja në Komunën e Prishtinës ka pësuar rënie të dukshme pas prishjes së koalicionit qeverisës, duke theksuar se kjo ka ndikuar negativisht në realizimin e projekteve për qytetarët.

Sipas Zabërgjes, gjatë dy viteve të para, opozita kishte treguar qasje konstruktive dhe kishte mbështetur shumë projekte të rëndësishme, por pas humbjes së shumicës, situata politike ndryshoi plotësisht.

“Dy vitet e para të mandatit edhe opozita ka qenë mjaft konstruktive në kuptimin e asaj që janë votuar projekte të ndryshme. Përfundimisht është një ndarje mes qeverisjes atëherë kur bie shumica e parë. Në momentin kur bie shumica e parë, fillojnë lojërat politike, prishja e koalicionit që s’ka qenë i sinqertë qysh në fillim. Më shumë sesa bashkëpunim ka pasur gjithmonë një garë të brendshme mes partive politike në koalicion, e cila rezultoi me prishjen e tij. Që nga ajo kohë, Prishtina ka vuajtur për konstruktivitet, për energji pozitive, për asamblistë që interesin e qytetarëve e vendosin para atij partiak. Fatkeqësisht pastaj kanë ngecur edhe shumë projekte,” tha Zabërgja në “Adresa”.

Ai theksoi se është koha që interesi qytetar të vihet mbi kalkulimet partiake, në mënyrë që Prishtina të rifitojë energjinë e humbur politike dhe zhvillimore. /Gazeta10