Zallamahia e mahallës së horrave
Sa i përket rregullimit politik të shtetit, ishte dashur të mësojmë diçka nga sistemi zviceran, një nga shtetet me të suksesshme në botë. Ne Zvicër politikat funksionojnë në bazë të një sistemi të ashtuquajtur konkordancë. Është një marrëveshje politike që funksionon që prej gati një shekulli. Sipas këtij sistemi, ndarja e posteve ministrore në Qeveri […] The post Zallamahia e mahallës së horrave appeared first on Albinfo.

Sa i përket rregullimit politik të shtetit, ishte dashur të mësojmë diçka nga sistemi zviceran, një nga shtetet me të suksesshme në botë.
Ne Zvicër politikat funksionojnë në bazë të një sistemi të ashtuquajtur konkordancë. Është një marrëveshje politike që funksionon që prej gati një shekulli.
Sipas këtij sistemi, ndarja e posteve ministrore në Qeveri ose në Këshillin Federal, siç e quajnë këtu, bëhet nëpërmjet një formule të quajtur formula magjike, sipas së cilës partitë e mëdha i marrin nga dy poste ministrore në një qeveri 7 anëtarshe.
Momentalisht janë katër parti të përfaqesuara në qeveri. Tri i kanë nga dy poste ministrore e njëra parti e ka nje vend në qeveri. Kryetari i qeverisë nderrohet sipas nje rotacioni çdo vit.
Qeveria funksionon në bazë të principit ëe kolegialitetit, sipas të cilit, mbasi nje vendim te merret me shumicë votash, të gjithë anëtarët e qeverisë janë të obliguar që publikisht ta prezantojnë dhe mbrojnë atë vendim, edhe nëse gjat votimit kanë qenë kundër.
Ne qeveri gjenden pranë njera tjetrës parti që kanë orientime dhe interesa krejtësisht të ndryshme. Politika është e orientuar në konsensus, që gjithmonë të mund të gjendet një emërues më i vogël i përbashkët dhe të krijohet një shumicë në të mirë të vendit.
Nuk duhet te kemi iluzione, dhe te jemi naivë, mbasi këto vendime shpesh janë të ndikuara nga interesa dhe nuk janë gjithmonë në dobi të shumicës së vendit.
Por me e rendesishmja eshte, se kundërshtari politik nuk shikohet si armik por nga njera anë shikohet si konkurrent dhe nga ana tjetër si partner i mundshëm për ndonjë temë të përbashket.
Unë, si anëtar i një parlamenti kantonal, çdo herë mbetem i mrekulluar kur pas një debati të fortë, pasi tërë ditën e kemi kritikuar dhe sulmuar njëri tjetrin për çështje të ndryshme politike, pas mbylljes së seancës, anëtarë të të gjitha partive gjendemi bashkë, në të njëjtën kafene dhe sillemi me njëri tjetrin në mënyrë miqësore, sikur tërë ditën të mos kishte ndodhur asgjë.
Kur do ta arrijmë ne një nivel dhe kulture të tillë?
Do te ishte mire që tani të lihen mënjanë llafet dhe të mos e helmojmë ambientin shoqëror më tej me komente qëllimkëqia dhe armiqësore.
Jo ky është prej Tërnoci, jo ky prej Badoci, jo ky nga Anamali, jo ky kështu, jo ky ashtu. E kemi shndërruar politikën në një llomotitje pa fund, ku nje klasë badihavxhinjsh, çdo mbrëmje popullojnë televizionet duke vjellur vrerë mbi kundershtarët politikë dhe duke i trajtuar ata si armiq. Një mahallë e tërë horrash, të cilët veten e quajnë analista, e helmojn çdo nate mjedisin tonë shoqëror per pagesa te majme, perndryshe nuk do ta bjerrnin kohën, çdo natë me llafe të kota.
Përkatësia politike eshte shndërruar ne fe apo sektarizem, ku ne menyre te verber i besohet anetarit te partise, sikur te ishte i derguari i zotit mbi toke, pa marrë parasysh sa hajn dhe i korruptuar qe eshte.
Vendi është çliruar qe një çerek shekulli dhe është koha që të ecim perpara.
Lërini ju lutem tifozllëqet!
Përfaqesuesit e popullit duhet të vleresohen dhe gjykohen në baze të asaj që kanë bërë ose nuk e kanë bërë. Ndërsa ne sillemi si shoqëri klanore, që edhe nëse ky “i imi” i ka bërë njëmijë të zeza, unë e mbroj se është i mahallës ose krahinës sime. Ndërsa me kundërshtarin politik edhe sikur të jetë më i miri i botës, unë sillem sikur të ishte horri më i madh.
Është koha e fundit që të zgjohemi dhe ta rregullojmë pak mjedisin tonë shoqeror e politik.
Opinion nga Gzim Hasanaj, deputet në Parlamentin e Kantonit Baselland
The post Zallamahia e mahallës së horrave appeared first on Albinfo.