BDI zbardh kandidatin: Arkin Jahiji garon për Kryetar të Komunës së Bërvenicës

BDI zbardh kandidatin: Arkin Jahiji garon për Kryetar të Komunës së Bërvenicës

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka zyrtarizuar kandidatin e saj për Kryetar të Komunës së Bërvenicës, duke garuar në zgjedhjet e ardhshme lokale me Arkin Jahijin.

Sipas subjektit politik, kjo kandidaturë përfaqëson përgjegjësi, unitet dhe një vizion të qartë për zhvillimin e gjithanshëm të komunës.

“Bërvenica ka potencial të madh dhe meriton një udhëheqje që njeh nevojat e qytetarëve dhe punon çdo ditë për zgjidhjen e tyre. Arkin Jahiji do të jetë zëri i çdo qytetari dhe partner i secilit që dëshiron të kontribuojë për zhvillimin dhe mirëqenien e komunës,” thuhet në nomimin e BDI-së, duke bërë thirrje për bashkim dhe mbështetje qytetare për një të ardhme më të mirë.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.