Zbehen punësimet partiake: Administrata bie nga liga!

Puna në shtet nuk është më aq tërheqëse për punëkërkuesit, kryesisht për shkak të konkurrencës dhe lëvizshmërisë së fuqisë punëtore Punësimi me vendim rritet brenda një viti pasi një strukturë The post Zbehen punësimet partiake: Administrata bie nga liga! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Zbehen punësimet partiake: Administrata bie nga liga!

Puna në shtet nuk është më aq tërheqëse për punëkërkuesit, kryesisht për shkak të konkurrencës dhe lëvizshmërisë së fuqisë punëtore

Punësimi me vendim rritet brenda një viti pasi një strukturë politike merr pushtetin, por më pas bie. Gjithashtu partitë politike i përdorin zgjedhjet për punësim në administratën publike, ndërsa në periudhën e kaluar puna në shtet nuk është më aq tërheqëse për punëkërkuesit.

Kjo për shkak se vendet e punës në administratën publike nuk janë më aq tërheqëse për punëtorët, kryesisht për shkak të konkurrencës dhe lëvizshmërisë së fuqisë punëtore. Një trend i tillë pritet edhe në të ardhmen, ku ndikim të madh ka edhe emigracioni.Këtë e tregon analiza Instituti Kombëtar Demokratik dhe organizatës “ZMAI”. Më tej analizat tregojnë se në varësi se cila parti është në pushtet, disa preferojnë punësime të përkohshme, ndërsa të tjerët angazhojnë më shumë njerëz për shërbime konsulente.

Kështu, qeveria e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI punësuan më shumë njerëz për shërbime këshilluese deri në vitin 2016, ndërsa pas vitit 2017 qeveria e LSDM-së dhe BDI-së punësuan më shumë punëtorë të përkohshëm. “Në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2016, shërbimet e konsulençës kanë një rëndësi shumë më të madhe në raport me punësimin e përkohshëm dhe me ndryshimin e pushtetit (2017) punësimi i përkohshëm merr përparësi. Kjo na tregon se grupe të ndryshme politike preferojnë mënyra të ndryshme të punësimit të përkohshëm të njerëzve”, thotë Viktor Mitevski – drejtor ekzekutiv i ZMAI.

Për sa i përket punësimit të përhershëm apo me vendim në administratën publike, trendi i rritjes vërehet në një periudhë prej një viti pas ndërrimit të qeverisë, theksojnë organizatat, gjë që çon në përfundimin se çdo qeveri e re ka nevojë për një periudhë të tillë për punësime të reja të përhershme.Në shtatë tetë vitet e fundit po shënon ulje të madhe, interesimi për tu punësuar në administratën e shtetit. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat e institucioneve përkatëse. Puna në shtet, nuk vijon të mbetet një mundësi e preferuar dhe që ngjall interes më të madh nga ana e të rinjve. Në vitin 2022 për një vend punë në administratë kanë konkurruar 9 kandidatë. Në dallim prej vitit kur deri tek Agjencia e Administratës ishin dorëzuar në mesatare 45 paraqitje për një vend pune.

Nga Shoqata Hulumtuese ZMAI theksojnë se nëse i marrim trendet në të kaluarën, në shumicën e rasteve, punëtorët e pakualifikuar largoheshin nga Maqedonia për punë të përkohshme ose punë intensive. “Sot shpërngulja bëhet me personel të kualifikuar. Ne analizuam shifrat e popullsisë së të rinjve dhe papunësia e të rinjve është në nivelin më të ulët historik në dekadën e fundit. Ajo vlerë e ulët nuk është për shkak të rritjes së punësimit, por kemi ulje të punësimit në vlerë absolute dhe kemi një rënie të madhe në totalin e popullsisë së re joaktive”, thotë Mitevski.

Nga ana tjetër, analizat tregojnë se Sektori publik aktualisht punëson 128.879 persona, tregon Regjistri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Numri arrin në rreth 160 mijë me ata që janë të punësuar me kontratë. Apo me kontratë janë të punësuar mbi 30 mijë persona.Numri më i madh i personave të punësuar rregullisht në administratën publike ishte në vitin 2019, kur ky numër arriti në afërsisht 133 mijë punonjës, sipas analizave të NDI dhe ZMAI. Numri i të punësuarve të rregullt në vitin 2015 ishte mbi 128 mijë persona, pas së cilës në vitin 2016 u rrit në mbi 129 mijë. Rritja në 133 mijë ka ndodhur që nga viti 2018 dhe shifrat janë më të larta deri në vitin 2021, pastaj zvogëlohen sërish në gati 129 mijë aktuale.

Megjithatë, administrata publike në Maqedoninë e Veriut nuk është e gjerë nëse krahasohet me vendet e rajonit, por edhe me trendet botërore, tregojnë të dhënat e Bankës Botërore.Studiuesit e NDI dhe ZMAI besojnë se arsyet për këtë mund të jenë të ardhurat relativisht të ulëta. Megjithatë, sipas tyre, kjo nuk është arsye që sektori publik të rritet më tej.NDI dhe ZMAI analizuan edhe zërin që përdoret në sistem për një numër të madh aktivitetesh, që është angazhimi i personave në kuadër të “shërbimeve të tjera kontraktuale”.Në nivel qendror pagesa më e lartë për punësim të përkohshëm është shënuar në vitin 2010, kur shuma është pesë herë më e lartë se shuma e radhës më e lartë në vitin 2023.Në vitin 2011 ka një rënie prej 89 për qind , e cila mund të shpjegohet me ndryshimin e statusit të punonjësve në kohë të plotë, ndryshimin e mënyrës së punësimit të tyre (nëpërmjet kontratës së punës ose kontratës së autorit) ose ndërprerjes së angazhimit në punë.Ndryshimi tjetër më i lartë relativ shfaqet në vitin 2018 kur krahasuar me një vit më parë ka një rritje prej 80 për qind, e shkaktuar nga punësimi shtesë dhe rritja e pagës minimale. Në vitet 2011, 2014 dhe 2016, kur mbahen zgjedhjet parlamentare, vërehet një rënie e pagesave për punësim të përkohshëm, përkatësisht me 26, 20 dhe 9 për qind, gjë që nuk ndodh në vitin 2020 kur ka një rritje prej 10 për qind.

Në nivel lokal , pagesat për punësim të përkohshëm tregojnë një tendencë në rritje, e shkaktuar nga punonjësit e rinj të përkohshëm dhe rritja e pagës minimale.

Ndryshimet më të mëdha ndodhin në 2011, 2016, 2018 dhe 2023. Në vitin 2011 ka pasur një rënie prej 30 për qind të pagesave krahasuar me një vit më parë, gjë që, analoge me pushtetin qendror, shkaktohet nga të njëjtat supozime. Në vitin 2016 është vërejtur një rritje prej 16 për qind, me gjasë si pasojë e rritjes së numrit të punonjësve të përkohshëm. Një rritje prej 34 për qind vërehet në vitin 2018, e shkaktuar nga rritja e pagës minimale dhe punësimi shtesë i përkohshëm, ndërsa në vitin 2023 ka një rritje prej 22 për qind, e cila është shkaktuar nga rritja e pagës minimale. Pagesat për personat e punësuar rregullisht në sektorin publik kanë trend në rënie kundrejt rritjes së pagave. Pesha e pagave dhe përfitimeve në totalin e buxhetit të realizuar ka ardhur duke u ulur ndër vite, por ka ardhur në rritje që nga viti 2021, kur filloi trendi i rritjes së ndjeshme të pagave në sektorin publik. Pjesëmarrja e të punësuarve në sektorin publik në raport me totalin e popullsisë së aftë për punë tregon një trend në rritje në periudhën 2017-2022. Në rastin e punësimit të përkohshëm në nivel lokal, vihet re se pagesat rriten pas zgjedhjeve dhe se përveç vitit 2010, ka një tendencë të përgjithshme rritjeje. (koha.mk)

The post Zbehen punësimet partiake: Administrata bie nga liga! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .