Zbulohet sulmi i mundshëm i Milanit për sezonin e ri

Kym und të jetë sulmi i Milanit për sezonin e ri. Revolucion te Milani. Milani është gati për të nisur një cikël të ri. Me largimin e Maldinit dhe Massaras, klubi kuqezi do të riformatojë anën teknike në prag të sesionit të ri të merkatos së futbollistëve. Geoffrey Moncada po punon për përforcimet e sezonit […]

Zbulohet sulmi i mundshëm i Milanit për sezonin e ri

Kym und të jetë sulmi i Milanit për sezonin e ri.

Revolucion te Milani.

Milani është gati për të nisur një cikël të ri. Me largimin e Maldinit dhe Massaras, klubi kuqezi do të riformatojë anën teknike në prag të sesionit të ri të merkatos së futbollistëve.

Geoffrey Moncada po punon për përforcimet e sezonit të ri dhe sipas Gazzetta dello Sport, Milan pritet të bëjë 5 transferime gjatë merkatos së verës.

Gazzetta dello Sport, shkruan se reparti që do të pësojë më së shumti ndryshime është reparti i sulmit.

Rosonerët do të transferojnë një sulmues për krahun e djathtë dhe një qendërsulmues.

Sipas Gazzetta dello Sport, Milan po punon për afrimin e Marcus Thuram dhe Samuel Chukwueze.

Drejtuesit ëndërrojnë të formojnë një treshe Leao-Thuram-Chukwueze dhe në rast se sigurojnë shërbimet e tyre, Milan do të ketë një sulm të frikshëm sezonin e ardhshëm.