“Zelensky, diktator”, shefja e politikës së Jashtme të BE: Trump mund ta ketë ngatërruar me Putin

Në një udhëtim në Johanesburg për një takim të G20, shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas tha se mendonte se Donald Trump mund ta kishte “ngatërruar” Volodymyr Zelenskyn me Vladimir Putin kur ai e cilësoi udhëheqësin ukrainas si një “diktator”. “Kur e dëgjova këtë, fillimisht mendova se ai duhet t’i kishte ngatërruar. [...]Read More...

“Zelensky, diktator”, shefja e politikës së Jashtme të BE: Trump mund ta ketë ngatërruar me Putin

Në një udhëtim në Johanesburg për një takim të G20, shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas tha se mendonte se Donald Trump mund ta kishte “ngatërruar” Volodymyr Zelenskyn me Vladimir Putin kur ai e cilësoi udhëheqësin ukrainas si një “diktator”.

“Kur e dëgjova këtë, fillimisht mendova se ai duhet t’i kishte ngatërruar. “Sepse është e qartë, Putini është diktatori ,” tha Kaja Kallas në një konferencë shtypi në Afrikën e Jugut.

Duke iu rikthyer kritikave ndaj presidentit amerikan për mungesën e zgjedhjeve në Ukrainë që nga pushtimi në shkallë të gjerë i nisur nga Rusia në vitin 2022, Kallas konsideroi se “organizimi i zgjedhjeve gjatë luftës nuk është i mundur”.

“Ka njerëz që janë zhvendosur”, u shpreh ajo.

“Kemi një muaj që zgjohemi me deklarata të reja, duhet të mësohemi”, theksoi Kallas. Sipas diplomates, është akoma herët për të folur për dërgimin e trupave në territorin ukrainas sepse nuk ka armëpushim apo paqe./abcnews.al