Rusia, sulm masiv me dronë/ Ofensivë në të gjithë Ukrainën, tre të vrarë

Rusia nisi një sulm me dronë në gjithë Ukrainën, duke shkaktuar viktima mes civilëve. Shërbimet e urgjencës thanë se ka pasur të paktën tre të vrarë. Një zyrtar ukrainas tha se Moska lëshoi 267 dronë, një numër rekord në një sulm të vetëm. Ndër to, 138 u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ndërsa 119 u zhdukën [...]Read More...

Rusia, sulm masiv me dronë/ Ofensivë në të gjithë Ukrainën, tre të vrarë

Rusia nisi një sulm me dronë në gjithë Ukrainën, duke shkaktuar viktima mes civilëve. Shërbimet e urgjencës thanë se ka pasur të paktën tre të vrarë. Një zyrtar ukrainas tha se Moska lëshoi 267 dronë, një numër rekord në një sulm të vetëm.

Ndër to, 138 u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ndërsa 119 u zhdukën nga radarët pasi u bllokuan dhe nuk shkaktuan asnjë dëm. Sulmi vjen pak para 24 shkurtit, përvjetorit të tretë të fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Dronët u lëshuan në të paktën 13 rajone duke përfshirë Kievin Mikolaivin dhe Odesan , sipas autoriteteve ukrainase. Forcat ajrore ukrainase raportuan gjithashtu se Rusia lëshoi ​​tre raketa gjatë natës.

Ndërkohë, ministria ruse e mbrojtjes tha se 20 dronë ukrainas të nisur në Rusi u shkatërruan gjatë natës. Në prag të përvjetorit të tretë të luftës, nuk mungoi as një reagim nga Papa Françesku.

Edhe pse në gjendje kritike në spital, Vatikani ka publikuar deklaratën që ai duhej të lexonte në meshën e së dielës. Në të Papa e cilëson luftën në Ukrainë si një rast të turpshëm dhe të dhimbshëm për njerëzimin.

Ai shprehu solidaritetin me popullin e vuajtur ukrainas dhe i ftoi besimtarët të luten për viktimat e konflikteve dhe për paqen në Palestinë dhe mbarë Lindjen e Mesme.

/ abcnews.al