Austria pa qeveri/ Partitë austriake drejt marrëveshjes për formimin e qeverisë koalicion
Të tri partitë më të mëdha të qendrës në parlamentin austriak njoftuan se ishin afër arritjes së një marrëveshjeje për një qeveri koalicioni, gati pesë muaj pas një zgjedhjeje të fituar nga Partia e Lirisë (FPO) e ekstremit të djathtë, e cila tani është ‘jashtë loje’. Pas disa muajsh bisedimesh dhe përpjekjesh të dështuara për [...]Read More...

Të tri partitë më të mëdha të qendrës në parlamentin austriak njoftuan se ishin afër arritjes së një marrëveshjeje për një qeveri koalicioni, gati pesë muaj pas një zgjedhjeje të fituar nga Partia e Lirisë (FPO) e ekstremit të djathtë, e cila tani është ‘jashtë loje’.
Pas disa muajsh bisedimesh dhe përpjekjesh të dështuara për formimin e një qeverie, partitë kryesore të qendrës në Austri janë afër arritjes së një marrëveshjeje për një koalicion qeveritar. Ky koalicion do të përfshijë Partinë Popullore (ÖVP), Social-Demokratët (SPÖ) dhe Neos, duke përjashtuar kështu Partinë e Lirisë (FPÖ) të ekstremit të djathtë, e cila fitoi zgjedhjet parlamentare të shtatorit 2024, por nuk arriti të formonte një qeveri.
Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, ka theksuar rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje të shpejtë dhe ka nënvizuar nevojën për konsensus në mes të partive, duke iu referuar tensioneve gjeopolitike dhe sfidave ekonomike aktuale.
Nëse arrihet një marrëveshje, ky koalicion do të përbënte qeverinë e parë të këtij lloji që nga viti 1949 dhe do të përfundonte periudhën më të gjatë të pritjes për një qeveri të re austriake që nga Lufta e Dytë Botërore.
/ abcnews.al