“Zelensky e pranon dorëzimin e Krimesë”, Trump: Është i gatshëm ta bëjë. Putin të ndalë sulmet
Donald Trump nuk pranon të dorëzohet. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se homologu i tij Ukrainas Volodymir Zelensky do të ishte i gatshëm t’i linte Krimenë Rusisë për të arritur në këmbim një marrëveshje paqeje, pavarësisht refuzimeve të mëparshme të Kievit për një propozim të tillë. I pyetur nga Gazetarët nëse mendonte se [...]Read More...

Donald Trump nuk pranon të dorëzohet. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se homologu i tij Ukrainas Volodymir Zelensky do të ishte i gatshëm t’i linte Krimenë Rusisë për të arritur në këmbim një marrëveshje paqeje, pavarësisht refuzimeve të mëparshme të Kievit për një propozim të tillë. I pyetur nga Gazetarët nëse mendonte se presidenti Ukrainas ishte I gatshëm të dorëzonte kontrollin e Gadishullit që u ankeskua ilegalisht nga Rusia në Vitin 2014, Trump u përgjigj duke thënë “Unë mendoj se po.”
“Unë mendoj se Zelensky do ta linte Krimenë në duart e Rusisë. Shikoni Krimeja ishte 12 vite më parë. Ishte Presidenti Obama që e dorëzoi pa asnjë të shtënë arme atë gadishull. Mos më flisni mua për Krimenë, flisni me Obamën dhe Biden. Mos harroni sërisht se kjo është lufta e Biden dhe jo lufta e Trump. Erdha në pushtet për të zgjidhur një problem dhe problemi është se po vriten mijëra njerëz.”
Presidenti Amerikan Donald Trump u shpreh se një marrëveshje paqeje për ti dhënë fund luftës Rusi Ukrainë mund të arrihej brenda dy javësh. Duke komentuar takimin e Vatikanit, Trump u shpreh se Zelensky ishte më i qetë sesa në takimin që kishin pasur më heret në Washington. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ripërësëriti sërisht kërkesën e tij ndaj Presidenti Rus Vladimir Putin që të ndalonte sulmet ndaj popullsisë civile në Ukrainë.
Kërkesa e Trump që Ukraina të lëshojë territory në një marrëveshje Paqeje nuk është pranuar deri më tani nga Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky. Kundër planit të Trump ka dale edhe Berlini zyrtar . Ministri Gjerman I Mbrojtes Boris Pistorius deklaroi të dielën për transmetuesin Shtetëror Publik ARD se lëshimi I territoreve nga Kievi si pjesë e një plani paqeje të propouzuar nga Trump do të ishte “një kapitullim” I Ukrainës.
Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara vijojnë negociatat me Moskën dhe Kievin për ti dhënë fund luftës, Koreja e Veriut një ndër aleatët kryesor të Rusisë pranoi publisht për here të parë se kishte dërguar trupa ushtarak në Moskë për të ndihmuar Kremlinin që të çlironte rajonin e Kurskut, rajon rus ky I pushtuar pjesërisht nga Ukraina në gusht të vitit të shkuar.