Zelensky kërkon garanci të sigurisë nga SHBA-ja
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se çdo garanci të sigurisë për shtetin e tij në mënyrë që t’i jepet fund luftës me Rusinë do të ishin kuptimplotë vetëm nëse ato do të jepeshin nga Shtetet e Bashkuara. Ai tha se shpreson se do të takohet shpejt me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, pas inaugurimit [...]Read More...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se çdo garanci të sigurisë për shtetin e tij në mënyrë që t’i jepet fund luftës me Rusinë do të ishin kuptimplotë vetëm nëse ato do të jepeshin nga Shtetet e Bashkuara.
Ai tha se shpreson se do të takohet shpejt me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, pas inaugurimit të tij më 20 janar.
“Pa SHBA-në, garancitë e sigurisë nuk janë të mundura”, tha ai në një intervistë triorëshe me Lex Fridman, që u publikua më 5 janar.
“Po flas për garanci të sigurisë që mund ta parandalojnë agresionin rus”, shtoi ai.