Zelensky: Unitet me Ukrainën. Putin dhe ata që u bënë aleatë të Moskës nuk do fitojnë respekt

Liderët Europianë dhe ata botëror mbërritën këtë të hënë në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, për të treguar mbështetjen e tyre për Shtetin e Europës Lindore që prej tri vitesh po përballet me luftën e ashpër të nisur nga Rusia. Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa si dhe [...]Read More...

Zelensky: Unitet me Ukrainën. Putin dhe ata që u bënë aleatë të Moskës nuk do fitojnë respekt

Liderët Europianë dhe ata botëror mbërritën këtë të hënë në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, për të treguar mbështetjen e tyre për Shtetin e Europës Lindore që prej tri vitesh po përballet me luftën e ashpër të nisur nga Rusia. Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa si dhe liderët e Kanadasë, Finlandës, Danimarkës , Norvegjisë dhe Suedisë moren pjese ne samitin qe u mbajt ne Kiev ndersa lideret e tjere u bene pjese e kesaj mbledhjeje nepermjet mesazheve te tyre me videoconference.

Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky u shpreh ne nisje ketij takimi se Putin, njeriu qe nisi luften nuk do ti dhuroje paqe vendit te tij ndersa beri thirrje per me shume unitet me Kievin . Kreu i Shtetit Ukrainas perseriti se nuk mund te kete fund te luftes pa Ukrainen ne tryezen e bisedimeve te paqes.

“Askush ne bote nuk i beson genjeshtar Ruse per vendin tone, edhe ata qe u bene aleate te Moskes e dine se ata mund te bejne disa hapa me te por nuk do te fitojne kurre rrespekt. Tre vite pas nisjes brutale te luftes Ruse ndaj vendit tone Ukraina ka me shume miq ne mbare boten se kurre. Ky vit duhet te behet vit I paqes reale dhe te besueshme, por Vladimir Putin nuk do te jete ai qe do te na dhuroje paqe. Parja nuk mund te behet ne nje ore apo ne nje dite. Lufta po behet kunder Ukraines dhe per cdo mundesi te fundit te kesaj lufte Ukraina duhet te jete ne tryezen e bisedimeve se bashku me Europen. Ukraina, SHBA dhe BE duhet te jemi te gjithe ne tryezen e negociatave perballe Rusise”.

Pergjate ketij takimi fjalen e tyre e mbajten edhe lider te tjere nga e Bashkimi Europian dhe e gjithe bota. Presidentja  e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen u  shpreh se askush me shume se Europa dhe Ukraina nuk e do paqen, por dicka e tille smund te behet duke iu treguar diktatoreve qe fillojne luften se kur ata duan dicka mund ta marrin me dhune. Kryeministri Britanik Keir Starmer riperserti deklaraten se vendi I tij do te ishte I gatshem te jepte garanci sigurie per Ukrainen me vendosjen e trupave ushtarak ne front ndersa  kryeministri Kanadez Justin Trudeau tha se paqja duhet te arrihet ne menyre te drejte.

Ndërkohë që Bashkimi Europian është I vendosur të vazhdojë mbështetjen mbi luftën që Ukraina po bën për Liri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, burimi kryesor I ndihmës ushtarake për Kievin kërkon që kjo luftë të ndalet menjëhere.

Shtetet e Bashkuana kane  kercenuar me shkeputje te ndihmes ushtarake per Ukrainen nderkohe qe java e shkuar ishte java që shënjoi atë që u konsideruan tensionet më të mëdha në marrdhëniet mes Kievit dhe Washingtonit.

Mes gjysmë të vërtetash dhe gënjeshtrash Donald Trump tha se ishte Ukraina që nisi luftën ndërsa e quajti presidentin Ukrainas Volodymir Zelensky një diktator që duhet të lëshojë karrigen e presidentit pasi ka ardhur koha për zgjedhje të reja në Ukrainë.  Shtetet e Bashkura mbajten gjithashtu ne nisje te javes se shkuar Negociata me Rusine ne Riad per fundin e luftes ne Europen Lindore pa perfshirje te Ukraine , dicka qe shkaktoi tensione jo vetem mes Kievit dhe Washingtonit por gjithashtu edhe ne marrdheniet transatlantike./abcnews.al