Zeneli ftohet nga Suedia, Dardanët humbasin edhe një futbollist

Besfort Zeneli luan në pozitën e mesfushorit qendror, ndërsa luan për skuadrën e Elfsborgut The post Zeneli ftohet nga Suedia, Dardanët humbasin edhe një futbollist appeared first on Albinfo.

Zeneli ftohet nga Suedia, Dardanët humbasin edhe një futbollist

Besfort Zeneli është ftuar nga Suedia. Ai kishte luajtur për Kosovën U21.

Besforti është vëllai i vogël i Arbër Zenelit. Arbëri për kohë të gjatë luajti për Kosovën. Por kohët e fundit nuk ftohet.

Zeneli 22-vjeçar është ftuar nga përfaqësuesja e Suedisë për ndeshjet e këtij muaji.

“Ai është një lojtar që e kemi ndjekur për një kohë të gjatë. Ai është paraqitur mirë në ndeshjet e Elfsborg në garat evropiane. Ai vetë ka dashur të luajë për Suedinë dhe është shumë i lumtur për këtë. Ai është një lojtar i guximshëm me topin. Është e qartë se niveli këtu është pak më ndryshe në krahasim me ekipin e klubit, por ne mezi presim ta shohim atë në mjedisin tonë”, ka thënë përzgjedhësi i Suedisë, Jon Dahl Tomasson për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Suedisë.

Më 22 mars, Suedia e luan miqësoren e parë kundër Luksemburgut, derisa tri ditë më vonë ndaj Irlandës së Veriut.

Zeneli luan në pozitën e mesfushorit qendror, ndërsa luan për skuadrën e Elfsborgut.

The post Zeneli ftohet nga Suedia, Dardanët humbasin edhe një futbollist appeared first on Albinfo.