Zëvendës-shefja e ambasadës së ShBA-së në Kosovë viziton KQZ-në

Në ditën e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është vizituar nga zëvendës-shefja e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Pratipati. Sipas njoftimit nga KQZ-ja, fillimisht, Pratipati u prit në takim nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, të cilët biseduan për ecurinë e procesit zgjedhor në orët e […] The post Zëvendës-shefja e ambasadës së ShBA-së në Kosovë viziton KQZ-në appeared first on Albinfo.

Zëvendës-shefja e ambasadës së ShBA-së në Kosovë viziton KQZ-në

Në ditën e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është vizituar nga zëvendës-shefja e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Pratipati.

Sipas njoftimit nga KQZ-ja, fillimisht, Pratipati u prit në takim nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, të cilët biseduan për ecurinë e procesit zgjedhor në orët e para të ditës së sotme.

“Radoniqi dhe Pritipati, së bashku edhe me drejtues të institucioneve tjera, UD i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, drejtori i përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha, kryesuesi i PZAP-it, Zenel Leku dhe drejtori i operativës në KEDS, Avni Alidemaj, vizituan dhomën operative në KQZ. Bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor në garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.

The post Zëvendës-shefja e ambasadës së ShBA-së në Kosovë viziton KQZ-në appeared first on Albinfo.