Zëvendësshefja e NATO-s nga Prishtina: Përkushtimi ynë për Ballkanin mbetet i fuqishëm
Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka theksuar angazhimin e Aleancës për mbështetje të paqes dhe stabilitetit në rajon, gjatë takimit me stafin e Misionit të KFOR-it në Kosovë, përcjell albinfo.ch. Ajo ka theksuar se NATO ka kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor për më shumë se 30 vjet dhe […] The post Zëvendësshefja e NATO-s nga Prishtina: Përkushtimi ynë për Ballkanin mbetet i fuqishëm appeared first on Albinfo.

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka theksuar angazhimin e Aleancës për mbështetje të paqes dhe stabilitetit në rajon, gjatë takimit me stafin e Misionit të KFOR-it në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka theksuar se NATO ka kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor për më shumë se 30 vjet dhe angazhimi i Aleancës do të vazhdojë të jetë i fortë.
Në një postim në X, Shekerinska ka theksuar se një Ballkan i sigurt do të ndikojë në rritjen e sigurisë për të gjithë zonën Euro-Atlantike.
“Ishte një kënaqësi të takoj stafin e misionit tonë KFOR. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon për 30 vjet. Dhe angazhimi ynë mbetet i fortë. Një rajon i sigurt i Ballkanit Perëndimor do të thotë më shumë siguri në gjithë zonën Euro-Atlantike”, ka shkruar Shekerinska.
The post Zëvendësshefja e NATO-s nga Prishtina: Përkushtimi ynë për Ballkanin mbetet i fuqishëm appeared first on Albinfo.