Zhegrova i jep fitoren Juventusit ndaj Chelseas me një supergol në Hong Kong

Zhegrova i jep fitoren Juventusit ndaj Chelseas me një supergol në Hong Kong

Edon Zhegrova ishte protagonisti kryesor në fitoren e Juventusit ndaj Chelseat, duke shënuar golin e vetëm në suksesin 1:0 të skuadrës italiane në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Hong Kong, përcjell albinfo.ch.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës realizoi një gol të bukur në pjesën e dytë, duke mposhtur portierin e Chelseat dhe duke i dhënë Juventusit fitoren në një nga testet më të rëndësishme të fazës përgatitore para nisjes së sezonit të ri.

Përveç golit vendimtar, Zhegrova zhvilloi një paraqitje të mirë gjatë gjithë takimit, duke qenë vazhdimisht rrezik për mbrojtjen londineze dhe duke konfirmuar formën e tij të mirë në fanellën bardhezi.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin Kai Tak Sports Park në Hong Kong, në kuadër të turneut parasezonal, ku të dy skuadrat po përgatiten për edicionin 2026/27.

https://x.com/juventusfc/status/2085001649307672818

The post Zhegrova i jep fitoren Juventusit ndaj Chelseas me një supergol në Hong Kong appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.