“Zhvendosja nga gaza, e përkohshme”, Sekretari amerikan i Shteti reagon pas kritikave

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se propozimi i presidentit, Donald Trump, për të zhvendosur popullsinë e Gazës në vendet fqinje, do të ishte i përkohshëm. Deklarata e Kreut te Diplomacise Amerikane qe erdhi vetem dy dite pas asaj qe Trump e pershkroi rikthimin e Rripit te Gazes ne nje riviere te bukur [...]Read More...

“Zhvendosja nga gaza, e përkohshme”, Sekretari amerikan i Shteti reagon pas kritikave

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se propozimi i presidentit, Donald Trump, për të zhvendosur popullsinë e Gazës në vendet fqinje, do të ishte i përkohshëm. Deklarata e Kreut te Diplomacise Amerikane qe erdhi vetem dy dite pas asaj qe Trump e pershkroi rikthimin e Rripit te Gazes ne nje riviere te bukur te Mesdheut, një ide që ka nxitur kritika nga OKB-ja, organizatat e të drejtave të njeriut dhe disa prej shteteve më të fuqishmë në botë.

Gjatë udhëtimit të tij në Guatemalë, Rubio u shpreh  se propozimi i Trumpit nuk është “armiqësor”, por një “lëvizje bujare”, duke treguar “gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për t’u bërë përgjegjëse për rindërtimin e asaj zone”.

“E vetmja gjë që ka bërë presidenti Donald Trump shumë bujarisht sipas mendimit tim ishte ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara për të pastruar Gazën nga I gjithë shkatërrimi që e mbulon, duke përfshirë këtu municione të pëshpërthyera. Trump ka ofruar të rindërtojë Gazën dhe ti lërë njerëzit të jenë në gjendje të rikthehen në Shtëpi.”

Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka sqaruar deklaratën e Trumpit duke thënë të mërkurën se SHBA-ja nuk planifikon të dërgojë trupa në territorin e shkatërruar nga lufta.

Leavitt po ashtu ka thënë se ideja e presidentit ishte për largim të përkohshëm.

Deklaratat e bëra nga Sekretari Amerikan i Shtetit dhe Zedhenesja e Shtepise se Bardhe duket se jane perpjekja e Washingtonit per te qetesuar situaten, pas tronditjes qe shkaktuan deklartat e Trump per zhvendosjen e palestinezeve. Ne fjalen e tij Donald Trump nuk sqaroi se palestinezet do te zhvendoseshin perkohesisht dhe nuk dha asnje afat per dicka te tille.  Deklarata e Trump me pas shkaktuan reagim te ashper te Kines, Turqise , Gjermanise, Frances, Britanise dhe Shteteve Arabe qe mbeshtesin zgjidhjen e konfliktit ne Lindjen e Mesme me dy shtete./abcnews.al