Zvicër: Ku do të fokusohen më së shumti popullsia deri në 2055?
Një iniciativë e partisë SVP me titullin “Një Zvicër Jo 10 Milionëshe” ka ngjallur debate mbi rritjen e popullsisë në vend dhe ndarjen e saj në shtresa. Megjithëse shumë ekspertë e konsiderojnë si të tepruar këtë frikë, statistikat zyrtare tregojnë se Zvicra po rritet, veçanërisht në disa rajone të caktuara, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch. Sipas […] The post Zvicër: Ku do të fokusohen më së shumti popullsia deri në 2055? appeared first on Albinfo.

Një iniciativë e partisë SVP me titullin “Një Zvicër Jo 10 Milionëshe” ka ngjallur debate mbi rritjen e popullsisë në vend dhe ndarjen e saj në shtresa. Megjithëse shumë ekspertë e konsiderojnë si të tepruar këtë frikë, statistikat zyrtare tregojnë se Zvicra po rritet, veçanërisht në disa rajone të caktuara, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Sipas skenarëve të popullsisë nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), kantonet frëngjishtfolëse si Gjeneva, Vaud, Valais, si dhe kantonet gjermanishtfolëse Aargau, Cyrih, St. Gallen, Thurgau dhe Lucern, pritet të përjetojnë rritje të ndjeshme deri në vitin 2055. Ndërkohë, kantonet Jura, Graubünden, Ticino dhe madje edhe Berna, përfshirë kryeqytetin federal, do të kenë rritje shumë më të vogël ose thuajse të stagnuar.
Ekspertja e FSO-së, Johanna Probst, shpjegon se në Luzern rritja do të jetë kryesisht për shkak të emigracionit neto, si nga kantonet e tjera zvicerane, ashtu edhe nga jashtë vendit, si dhe për shkak të një norme të lartë të lindjeve, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Alice Hollenstein nga Qendra për Menaxhimin Urban dhe Pasuritë e Paluajtshme (CUREM) në Universitetin e Cyrihut thekson se qytetet tërheqin më shumë të rinj dhe emigrantë, sidomos ato që kanë universitete, kompani ndërkombëtare dhe hapësirë të mjaftueshme për zhvillim. Rajoni i Lucernit dhe sidomos Zug po përfiton nga taksat e ulëta dhe ofron kushte të favorshme për bizneset, ndërsa Berna shihet kryesisht si qendër politike dhe jo biznesi.
Sot, pothuajse 75% e zviceranëve jetojnë në zona urbane dhe metropolitane, dhe kjo kërkon zhvillim të vazhdueshëm të infrastrukturës dhe shërbimeve në këto zona. Eksperti i zhvillimit hapësinor, Markus Nollert, paralajmëron se rritja e qyteteve do të jetë e fuqishme dhe duhet menaxhuar me kujdes.
Një analizë e bërë nga mediat zvicerane bazuar në të dhënat e FSO-së nxjerr në pah se Gjeneva do të jetë zona me rritjen më të madhe, e ndjekur nga Lozana, Cyrihu dhe Lucerna me zonat përreth, transmeton albinfo.ch.
The post Zvicër: Ku do të fokusohen më së shumti popullsia deri në 2055? appeared first on Albinfo.