Zvicra ndan 250 milionë CHF për ndihmë humanitare
Zvicra ka ndarë pothuajse 250 milionë CHF për Programin Botëror të Ushqimit (WFP), Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), përcjell albinfo.ch. Financimi rinovon mbështetjen zvicerane për organizatat e mëdha humanitare në mënyrë që ato të përballen me emergjencat në mbarë botën, deklaroi qeveria. […] The post Zvicra ndan 250 milionë CHF për ndihmë humanitare appeared first on Albinfo.

Zvicra ka ndarë pothuajse 250 milionë CHF për Programin Botëror të Ushqimit (WFP), Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), përcjell albinfo.ch.
Financimi rinovon mbështetjen zvicerane për organizatat e mëdha humanitare në mënyrë që ato të përballen me emergjencat në mbarë botën, deklaroi qeveria.
Organizatat që punojnë në këtë fushë po përballen me sfida në rritje për sa i përket aksesit, sigurisë dhe financimit. Përveç kësaj, ata duhet të përballen me një situatë të paqëndrueshme gjeopolitike, e cila ka ndikim edhe në Gjenevën ndërkombëtare.
Nga pothuajse 250 milionë CHF, 73,4 milionë CHF janë caktuar për WFP për 2025 dhe 2026. Globalisht, WFP është organizata më e madhe humanitare e angazhuar në luftën kundër urisë, me aktivitete në më shumë se 40 vende dhe rajone të goditura rëndë nga emergjencat serioze.
The post Zvicra ndan 250 milionë CHF për ndihmë humanitare appeared first on Albinfo.