Zvicra përballet me një periudhë të pazakontë thatësire

Zvicra po përjeton një shtator jashtëzakonisht të thatë, me temperatura mbi mesataren dhe shumë pak reshje.
Sipas meteorologut Jan Eitel nga SRF, shkak kryesor është pozicioni i pazakontë i rrymës së fuqishme ajrore (jet stream), e cila këtë muaj ka qëndruar më në veri. Ndërkohë, presioni i lartë nga Azoret është shtrirë shpesh mbi Evropën Qendrore, duke sjellë mot të qëndrueshëm, me diell dhe pak reshje.
Nga 1 deri më 22 shtator, në shumë zona të Zvicrës janë regjistruar vetëm 10–20% e reshjeve mesatare për këtë periudhë. Në Airolo janë matur vetëm rreth 5 mm shi, ndërsa mesatarja për shtatorin është rreth 190 mm.
Meteorologët nuk presin reshje të konsiderueshme në ditët në vijim. Temperaturat mund të arrijnë sërish rreth 26°C, ndërsa edhe në fillim të tetorit nuk parashikohet një periudhë e gjatë me shi.
Thatësira pritet të vazhdojë edhe për disa kohë.
The post Zvicra përballet me një periudhë të pazakontë thatësire appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



