Zvicra perfekte, fitore me përmbysje ndaj Sllovenisë

Zvicra shënoi fitoren e tretë në po aq ndeshje në Ligën e Kombeve, shkruan albinfo.ch.
Nati fitoi me përmbysje ndaj Sllovenisë 2:1. Mysafirët shënuan që në minutën e dytë, por Janza shënoi në portën e tij për 1:1, në minutën e dhjetë, derisa golin e fitoren e realizoi Ndoye.
Siç dihet Granit Xhaka nuk luan në ndeshjet e shtator-tetorit, ndërsa Ardon Jashari ishte në fillim, kurse pak para fundit hyri Adrian Bajrami.
Zvicra ka nëntë pikë, ndërsa ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Maqedonisë së Veriut në shtëpi më 6 tetor.
The post Zvicra perfekte, fitore me përmbysje ndaj Sllovenisë appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



