VLEN: Tre zyrtarë të ndaluar pa sqarim në kufirin shqiptar

VLEN: Tre zyrtarë të ndaluar pa sqarim në kufirin shqiptar

VLEN kërkon sqarime për ndalimin e tre zyrtarëve në kufirin shqiptar

Nga VLEN kanë njoftuar se Bekim Qoku, koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Adnan Azizi, deputeti, dhe Hasim Murtezani, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, janë ndaluar sot në pikën kufitare Qafë Thanë, pa u dhënë një sqarim zyrtar për arsyen e ndalimit.

Sipas komunikatës së VLEN-it, tre zyrtarët ishin të pajisur me pasaporta diplomatike, ndërsa ndalesa ka zgjatur rreth një orë. “Informacionet jozyrtare të komunikuara nga policia kufitare bëjnë të ditur se ndaj tyre ekziston një ndalesë hyrjeje. Megjithatë, asnjë vendim, dokument apo arsyetim nuk u është bërë i ditur”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Nga kjo parti kërkohet nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë që të sqarojnë nëse ekziston një masë e tillë, kush e ka marrë vendimin, mbi çfarë baze ligjore është mbështetur dhe cilat janë arsyet konkrete për këtë veprim ndaj përfaqësuesve institucionalë.

“Marrëdhëniet ndërshqiptare duhet të ndërtohen mbi transparencë, respekt institucional dhe komunikim të qartë, jo mbi ndalesa të pashpjeguara dhe procedura që lënë vend për dyshime”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

Me pak fjalë

VLEN kërkon sqarime të menjëhershme nga autoritetet shqiptare pas ndalimit të tre zyrtarëve të tyre në kufirin me Shqipërinë, pa asnjë arsyetim zyrtar.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.