Hadži Vasileva merr zyrtarisht drejtimin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, Islami e priti me lule
Iskra Haxhi Vasileva nisi sot zyrtarisht detyrën e kryeprokurores në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK).
Në pranim-dorëzimin solemn në hapësirat e Prokurorisë, kryeprokurori i deritanishëm Islam Abazi e priti kolegen dhe pasardhësen e tij duke i dhuruar një buqetë me lule.
Haxhi Vasileva tha shkurt se hapësirat i njeh mirë, por tani ka një ndjenjë ndryshe për ambientin për shkak të pozitës së re.
Ajo shprehu gjithashtu mirënjohje për gjestin e Abazit, me fjalë lavdëruese për aranzhimin me lule.
Ajo dhe shefi i deritanishëm i PTHP NKOK-së zhvilluan një takim të shkurtër me dyer të mbyllura, pas së cilës do të shkojnë në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në takim me prokurorin publik shtetëror Nenad Saveski.
Iskra Haxhi Vasileva është prokurorja e katërt publike që vihet në krye të këtij institucioni dhe gruaja e dytë që do të udhëheqë ekipin e prokurorëve, detyra e të cilëve është t’i dalin në rrugë krimit i cili, sipas përkufizimit të tij, çon tek njerëzit me pushtet dhe ndikim.
Haxhi Vasileva ka 11 vjet përvojë si prokurore. Ajo e filloi karrierën në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, ndërsa nga viti 2024 është prokurore në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të cilën tani do ta drejtojë. Kjo do të thotë se mjedisi i punës tashmë i është i njohur.
Si shefe e re u zgjodh më 28 tetor në zgjedhje të drejtpërdrejta.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.