10-shi i AAK‘së: Më 9 shkurt, Vushtrria do t’i thotë PO ndryshimit dhe zhvillimit me numërin 137
Kandidati i AAK-së për deputet, Besnik Tahiri sot bashkë me strukturat partisë ka mbajtur tubim në komunën e Vushtrrisë. 10-shi i AAK-së përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se Vishtrria “do t’i thotë Po ndryshimit dhe zhvillimit me numërin 137”. Postimi i plotë: Vushtrria, qyteti që përveç historisë dhe traditës, ka

Kandidati i AAK-së për deputet, Besnik Tahiri sot bashkë me strukturat partisë ka mbajtur tubim në komunën e Vushtrrisë.
10-shi i AAK-së përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se Vishtrria “do t’i thotë Po ndryshimit dhe zhvillimit me numërin 137”.
Postimi i plotë:
Vushtrria, qyteti që përveç historisë dhe traditës, ka çiltërsinë, mikpritjen dhe guximin. Kjo është ajo që gjithmonë e kam parë dhe përjetuar që nga fëmijëria. Vendi ku kam kaluar shumë kohë me familjarët e mi këtu.
Është qyteti i kalasë së Justinianit dhe xhamisë së Gazi Ali Begut. Qyteti i dëshmorëve të UÇK-së. Është qyteti i heronjve të sovranitetit, Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut.
Më 9 shkurt, Vushtrria do t’i thotë PO ndryshimit dhe zhvillimit me numërin 137.