15-vjeçari në Shtërpcë dorëzon portofolin e gjetur
Një 15-vjeçar në Shtërpcë ka gjetur një portofol dhe e ka dorëzuar në polici. Sipas policisë, më 22 shkurt 2025, rreth orës 11:30 një qytetar, O.O, 15 vjeç, ka gjetur një portofol në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, brenda të cilit ndodhej një shumë e caktuar parash. Ai menjëherë e ka dorëzuar portofolin tek zyrtarët

Një 15-vjeçar në Shtërpcë ka gjetur një portofol dhe e ka dorëzuar në polici.
Sipas policisë, më 22 shkurt 2025, rreth orës 11:30 një qytetar, O.O, 15 vjeç, ka gjetur një portofol në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, brenda të cilit ndodhej një shumë e caktuar parash. Ai menjëherë e ka dorëzuar portofolin tek zyrtarët policorë.
Ndërsa sot, në stacionin e policisë është paraqitur pronari i portofolit për ta marrë atë, transmeton Klankosova.tv.
Pas kryerjes së procedurave të verifikimit, portofoli i është kthyer pronarit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin, O. O, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.