20 Minuten: Lidhja e veçantë e Riolës me vëllain binjak
Futbollistja shqiptare, Riola Xhemaili ishte në disponim shumë të mirë pasi shënoi gol për suksesin historik të Zvicrës, të enjten mbrëma. Falë golit të saj, Zvicra për herë të parë do të luajë në çerekfinale të Kampionatit Evropian të futbollisteve. Do të përballet me superfuqinë, Spanjën, shkruan 20 minute, përcjell albinfo.ch. Pas golit e suksesit […] The post 20 Minuten: Lidhja e veçantë e Riolës me vëllain binjak appeared first on Albinfo.

Futbollistja shqiptare, Riola Xhemaili ishte në disponim shumë të mirë pasi shënoi gol për suksesin historik të Zvicrës, të enjten mbrëma. Falë golit të saj, Zvicra për herë të parë do të luajë në çerekfinale të Kampionatit Evropian të futbollisteve. Do të përballet me superfuqinë, Spanjën, shkruan 20 minute, përcjell albinfo.ch.
Pas golit e suksesit historik, Riola, ka dhënë me durim intervista të shumta. Ka folur për momentin e jashtëzakonshëm dhe kohërat e vështira me Zvicrën. Dhe në një moment futbollistja shqiptare ka dashur të jetë me familjen e saj. Ndër të tjera me vëllain binjak, Rionin, me të cilin flet çdo ditë.
Me Rionin, vëllain binjak të yllit të ri të Zvicrës, ka folur gazetari i mediumit zviceran “20 Minuten”.
Rioni është në pushim, por ishte në stadiumin në Gjenevë të enjten mbrëma. Ishte së bashku me pjesën tjetër të familjes.
“Kemi lidhje të veçantë. Ajo është motra ime, motra ime binjake”, thotë ai.
Për kohë shumë të gjatë, ndeshja ndaj Finlandës, që përfundoi 1:1, nuk i është dukur shumë interesante atij.
“Por pas golit të Finlandës dhe ndryshimeve në përbërje, ka pasur shumë tension”, thotë Rioni.
Ndër të tjera u aktivizua motra e tij, që la gjurmë të pashlyeshme.
“Kur ajo shënoi, ishte ndjenjë e pabesueshme. Kam kërcyer në festë dhe isha jashtëzakonisht i lumtur. Isha i lumtur për të dhe për gjithë Zvicrën”.
Ende në fushë, Riola bëri me shenjë drejt vëllait të saj binjak. Ata dy kanë luajtur së bashku si fëmijë në qytetin Biberist.
“Gjithnjë i them asaj që është futbolliste e rrugës”, thotë Rion Xhemaili, që luan për ekipin U21 të Winterthurit.
Njëjtë si motra binjake, ai ka nisur të luajë futboll te klubi Solothurn. Më pas së bashku me motrën u transferuan te Baseli. Te klubi i njohur Rioni u zhvillua në grupmoshat e reja. Si fëmijë, ai i ka mësuar shumë gjëra për futbollin Riolës, që tani është dukshëm më e njohur.
Çerekfinalja mes Spanjës e Zvicrës zhvillohet më 18 korrik në Bernë. Spanja vlerësohet favorite, por Rioni është optimist. Ai i beson përfaqësueses së Zvicrës, e sidomos motrës së tij.
Mediumet e Zvicrës shkruajnë vazhdimisht për Xhemailin. Fjalët e mira për të nuk kanë të ndalur. Jo gjithnjë ajo e kishte besimin e plotë në përfaqësuese. Por tashmë ka dëshmuar se është shumë e vlefshme, duke siguruar festë të madhe për gjithë Zvicrën.
The post 20 Minuten: Lidhja e veçantë e Riolës me vëllain binjak appeared first on Albinfo.