24 vjeçarja humb jetën në poligon – Caktohet masa e paraburgimit për pronarin e poligonit

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi më 29 gusht në një poligon të qitjes, ku humbi jetën një vajzë 24-vjeçare, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj pronarit të poligonit. Lajmin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar nga Gjykata, duke bërë të ditur se masa është vendosur pas kërkesës së Prokurorisë

24 vjeçarja humb jetën në poligon – Caktohet masa e paraburgimit për pronarin e poligonit

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi më 29 gusht në një poligon të qitjes, ku humbi jetën një vajzë 24-vjeçare, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj pronarit të poligonit.

Lajmin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar nga Gjykata, duke bërë të ditur se masa është vendosur pas kërkesës së Prokurorisë Themelore.

Ngjarja tronditëse ndodhi kur, sipas Policisë së Kosovës, viktima L.S. humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit brenda ambienteve të poligonit në Prishtinë.

Më 30 gusht, zyrtari përgjegjës i poligonit ishte ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë ende në vijim.