25-vjetori i AAK-së në Pejë, Haradinaj: Të vendosur që Pejës t’i kthejmë qeverisjen shembullore që meriton
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Degës së AAK-së në Pejë, ku ka shprehur mirënjohjen për kontributin e dhënë ndër vite nga aktivistët dhe udhëheqësit lokalë të kësaj force politike. Në fjalën e tij, Haradinaj ka vlerësuar rrugëtimin e Aleancës në Pejë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Degës së AAK-së në Pejë, ku ka shprehur mirënjohjen për kontributin e dhënë ndër vite nga aktivistët dhe udhëheqësit lokalë të kësaj force politike.
Në fjalën e tij, Haradinaj ka vlerësuar rrugëtimin e Aleancës në Pejë si një histori përkushtimi dhe sakrifice, duke theksuar se sfidat e kaluara janë shndërruar në suksese për qytetin dhe vendin. Ai ka veçuar rolin e burra dhe grave të përkushtuara, të cilët, siç tha, kanë dhënë kontribut në liri, në ndërtimin e shtetit dhe në zhvillimin e qytetit të Pejës.
“Sot, me të njëjtën energji e gatishmëri, jemi të vendosur që në zgjedhjet lokale të tetorit t’i kthejmë Pejës qeverisjen shembullore që e meriton,” u shpreh Haradinaj para të pranishmëve.
Në përmbyllje, kreu i AAK-së uroi strukturat lokale për këtë përvjetor të rëndësishëm dhe shprehu besimin se Aleanca në Pejë do të vazhdojë të jetë forcë udhëheqëse në të ardhmen.
“Urime Aleancë e Pejës! Suksese!”, përfundoi Ramush Haradinaj.