26-vjetori i Policisë së Kosovës, Morina: Institucion i integritetit dhe besnikërisë
Policia e Kosovës sot ka shënuar 26-vjetorin e themelimit të saj, një datë që përfaqëson më shumë se një çerek shekulli shërbim dhe sakrificë në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Ish-profesori i Fakultetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Refki Morina, u shpreh se Policia e Kosovës është ndërtuar mbi parime të forta profesionale. “Integriteti, përkushtimi

Policia e Kosovës sot ka shënuar 26-vjetorin e themelimit të saj, një datë që përfaqëson më shumë se një çerek shekulli shërbim dhe sakrificë në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Ish-profesori i Fakultetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Refki Morina, u shpreh se Policia e Kosovës është ndërtuar mbi parime të forta profesionale.
“Integriteti, përkushtimi ndaj ligjit dhe besnikëria ndaj qytetarëve janë vlerat që mishëron Policia e Kosovës. Gjatë 26 viteve të ekzistencës së saj, ky institucion ka dëshmuar se këto parime nuk janë vetëm fjalë, por standarde mbi të cilat është ndërtuar dhe konsoliduar. Urime këtij institucioni, që sot është bërë simbol i sigurisë dhe stabilitetit për qytetarët e Republikës së Kosovës,” ka thënë Morina.
Postimi i tij i plotë:
Urime 26 – Vjetorin e themelimit te Policisë se Kosovës !
Sot, më 6 shtator 2025, Policia e Kosovës shënon 26-vjetorin e themelimit të saj. Ky përvjetor është një datë e veçantë për institucionin tonë dhe për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, sepse përfaqëson më shumë se një çerek shekulli shërbim, përkushtim dhe sakrificë në garantimin e sigurisë dhe rendit publik.
Që nga themelimi i saj në vitin 1999, Policia e Kosovës ka kaluar një rrugëtim të gjatë të zhvillimit dhe profesionalizimit. Nga strukturat fillestare të ngritura me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, deri tek institucionet e konsoliduara të sotme, Policia është bërë një nga shtyllat kryesore të sigurisë dhe stabilitetit në vend.
Në këto 26 vite, Policia e Kosovës ka:
– Garantuar rendin dhe sigurinë publike në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës;
-Luftuar krimin e organizuar, korrupsionin, trafikimin e narkotikëve dhe format e tjera të kriminalitetit;
– Zhvilluar njësitë e specializuara dhe kapacitetet profesionale për të përballuar sfidat më komplekse të sigurisë;
– Forcuar bashkëpunimin me qytetarët si partnerë të pazëvendësueshëm në ruajtjen e sigurisë;
– Thelluar bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e rrjeteve të rëndësishme të sigurisë rajonale dhe globale.
Falë punës dhe përkushtimit të pandërprerë të pjesëtarëve të saj, Policia e Kosovës gëzon sot besimin e madh të qytetarëve dhe është vlerësuar si një ndër institucionet më profesionale në rajon.
Në këtë përvjetor, nderojmë me respekt të veçantë të gjithë ata pjesëtarë që kanë dhënë jetën në krye të detyrës. Sakrifica e tyre është një kujtesë e përhershme për përgjegjësinë që mbart ky institucion dhe një obligim që të vazhdojmë misionin me përkushtim e ndershmëri.
Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në realizimin e misionit të saj themelor: garantimin e rendit, ligjit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim. /Gazeta10/