26 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës – Aktivitete e gara të ndryshme sportive ditëve në vijim deri në ceremoninë qendrore

Policia e Kosovës shënon 26 vjetorin e themelimit më 6 shtator. Në kuadër të kësaj feste, Policia ka organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme, ku do të përfshihen garat sportive si dhe aktivitete të tjera të cilat do të zhvillohen ditëve në vijim deri në ceremoninë qendrore, që do të mbahet me 6 shtator 2025

26 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës – Aktivitete e gara të ndryshme sportive ditëve në vijim deri në ceremoninë qendrore

Policia e Kosovës shënon 26 vjetorin e themelimit më 6 shtator. Në kuadër të kësaj feste, Policia ka organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme, ku do të përfshihen garat sportive si dhe aktivitete të tjera të cilat do të zhvillohen ditëve në vijim deri në ceremoninë qendrore, që do të mbahet me 6 shtator 2025, njofton Gazeta 10.

Policia e Kosovës për këtë organizim ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook, ku ka shkruar më tutje se në aktivitetet e parapara të garave sportive, pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet vendore, Ministria e Punëve të Brendshme, drejtori i Përgjithshëm i PK-së, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete tjera.

Festimi i 26 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, do të fillojë të mbahet në datat 30 dhe 31 gusht. Më poshtë mund të shihni agjendat e festimit për Policinë e Kosovës për ditët në vijim./Gazeta10

Agjenda e festimit të 26 vjetorit të Policisë së Kosovës për datat 30 dhe 31 gusht:
-Datë 30 gusht 2025, e shtunë, ora 10:30, pjesëmarrje nga drejtori i Përgjithshëm Kolonel Gazmend Hoxha
-Garat sportive në volejboll – lokacioni: salla sportive ‘Bill Klinton’ – Ferizaj,
– Datë 31 gusht 2025 e diel, ora 09:00, hapja e garës bëhet nga drejtori i Përgjithshëm. Kolonel Gazmend Hoxha
– Gara sportive në futboll – lokacioni: salla sportive ‘Adem Jashari’- Obiliq.
Ftohen mediat të marrin pjesë dhe t’i përcjellin këto aktivitete.