28 të lënduar në aksidente trafiku, mbi 1900 tiketa të shqiptuara veç në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar gjithsej 74 aksidente trafiku, prej të cilave 28 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 46 me dëme materiale. Sipas raportit, policia e trafikut ka qenë aktive në terren, duke shqiptuar 1,906 tiketa për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion. Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë shkelje në

28 të lënduar në aksidente trafiku, mbi 1900 tiketa të shqiptuara veç në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar gjithsej 74 aksidente trafiku, prej të cilave 28 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 46 me dëme materiale.

Sipas raportit, policia e trafikut ka qenë aktive në terren, duke shqiptuar 1,906 tiketa për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë shkelje në bazë të ligjit për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Në raportin e përditshëm të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur gjithashtu se janë arrestuar 32 persona, 27 janë mbajtur në ndalim, ndërsa 2 persona janë vendosur në ndalim policor dhe 2 të tjerë kanë filluar vuajtjen e dënimit.

Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim të ruajtjes së jetës dhe sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion.